Sport

Raporti i DribLab për shpenzimet në merkato, Roma dhe Arsenal-i në ‘top 5’


Merkato verore pa disa ngjarje të mëdha në futboll. Vera e vitit 2021 pa Lionel Messi-n të largohej nga Barcelona pas më shumë se 20 vitesh, apo Cristiano Ronaldo-n të bashkohej përsëri me ish-klubin që e bëri të njohur, Manchester United-in.

Pasojat ekonomike nga pandemia i kanë vuajtur shumë klube të mëdha në Evropë. Por, nëse PSG-ja ishte klubi që surprizoi më shumë me transferimet e kryera, francezët nuk janë klubi që ka shpenzuar më shumë.

“DribLab”, një kompani e specializuar në konsultimin sportiv përmes të dhënave, ka hartuar renditjen e 25 klubeve që kanë shpenzuar më shumë përgjatë merkatos verore.

Nga 25 klubet, 11 janë nga Premier League, pesë nga Serie A, pesë nga Ligue 1, dy nga La Liga dhe dy nga Byndesliga.

Ajo qe bie më shumë në sy është se në pesë klubet që kanë shpenzuar më shumë në këtë merkato janë dy emra disi surprizë, Roma dhe Arsenal-i.

Lista me pesë klubet që shpenzuan më shumë në merkaton e verës:

1- Arsenal – 136.2 milionë euro

2- Manchester United – 110.9 milionë euro

3- Roma – 97.8 milionë euro

4- Manchester City – 78.7 milionë euro

5- PSG – 69 milionë euro

Klubet që kanë fituar më shumë të ardhura nga transferimet gjatë merkatos së verës:

Inter-i është klubi që ka arritur të arkëtojë më shumë të ardhura në merkaton verore. Pas shitjes së Achraf Hakimi-t dhe Romelu Lukaku-t, fitimet e zikaltrve janë 165.5 milionë euro.

Pas Inter-it në listë janë: Borussia Dortmund-i me +62.5 milionë euro, Udinese +53.5 milionë euro, Real Madrid-i +44 milionë euro dhe Lyon-i +40 milionë euro.

Mënyra e transferimit të lojtarëve

Premier League është liga me përqindjen më të lartë për pagimin e kartonit të lojtarëve. Bundesliga është liga me përqindjen më të lartë të transferimeve me kosto zero dhe Serie A është liga me më shumë transferime në formën e huazimit.

Premier League: 64% të transferimeve i ka paguar, 18% kanë qenë transferime me kosto zero dhe 18% huazime.

La Liga: 36% të transferimeve i ka paguar, 28% kanë qenë transferime me kosto zero dhe 36% huazime.

Ligue 1: 47% të transferimeve i ka paguar, 20% kanë qenë transferime me kosto zero dhe 33% huazime.

Serie A: 45% të transferimeve i ka paguar, 14% kanë qene transferime me kosto zero dhe 41% huazime.

Bundesliga: 50% të transferimeve i ka paguar, 30% kanë qenë transferime me kosto zero dhe 20% huazime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore