Përballje

Serie A/ Roma merr një barazim në fund ndaj Torinos


Roma e Jose Mourinho-s është ndalur në barazim nga Torino, ku vetëm në minutën e fundit arritën ta sigurojnë një pikë nga ky takim i javës së 15-të në Serie A.

Në minutën e 25-të doli rasti për Romën, kur gjyqtari akordoi penallti për ta, por më pas vendimi u anulua nga sistemi VAR.

Pjesa e parë më nuk solli raste të mira nga asnjëra skuadër, ku ekipet shkuan në pushim me porta të paprekura.

10 minuta pasi filloi pjesa e dytë, Torino shënoi golin e epërsisë me anë të polakut, Karol Linetty.

Në vazhdim, kryeqytetasit u munduan të reagonin për ta barazuar rezultatin, por hasën në një mbrojtje të vështirë të mysafirëve.

Fundi doli të jetë dramatik në këtë ndeshje. Fillimisht Andrea Belotti humbi një penallti në minutën e fundit, pastaj Roma nuk u dorëzua dhe e gjeti golin e barazimit.

Paolo Dybala me një goditje fantastike qëlloi shtyllën, pastaj topin e kthyer e goditi fort Nemanja Matic, për ta barazuar rezultatin.

Pas javës së 15-të, Roma gjendet në vendin e shtatë me 27 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të kenë punë me Bologna-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore