Sport

Sergio Aguero mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit në karrierë


Lajmet që vijnë nga Spanja janë jo shumë të mira për tifozët e Barcelona-s dhe ata të futbollit në përgjithësi.

Sipas “Catalunya Radio”, patologjia e argjentinasit është serioze dhe mund të sjellë ndërprerjen e karrierës së tij në futbollin e luajtur.

Aguero la fushën e blertë në minutën e 42 gjatë përballjes me Alaves-in në La Liga, pak javë më parë. 33-vjeçari pati vështirësi në frymëmarrje dhe më pas iu nënshtrua testeve mjeksore, ku rezultoi me probleme në zemër.

Edhe pse fillimisht u tha se ai do të ishte jashtë për tre muajit e ardhshëm, ish-ylli i Manchester City-t duket se ka pak gjasa për t’u rikthyer përsëri në fushë. Tërheqja nga futbolli është opsioni më i mundshëm për Kun Aguero-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore