Lajme

Serbia merr 500 mijë doza të tjera të vaksinës kineze Sinopharm


Serbia ka marrë 500 mijë doza të të tjera të vaksinës kineze Sinopharm,  gjatë mbrëmjes së 5 marsit.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti serb, Aleksandar Vucic, i cili shfaqej në një video në Aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit, Nikola Tesla.

“Të dashur qytetarë, duke zbatuar protokollin, u paraqita sonte në Aeroportin Nikola Tesla. Pas meje qëndron avioni, i cili solli 500 mijë doza të vaksinës kineze Sinofarm,” shkruan Vucic, në një video të shpërndarë në mediat sociale.

 Rreth një në pesë persona në Serbi ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19. Sipas të dhënave zyrtare Serbe, 500 mijë nga shtatë milionë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Pas Britanisë, Serbia është vendi i dytë në botë për nga niveli i vaksinuar i popullsisë. Vendi po përdor një kombinim të vaksinave Pfizer, Sinopharm dhe të vaksinës ruse Sputnik V.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore