Lajme

Serbia i ankohet Gjermanisë: Lëvizjet e Kosovës, të papranueshme


Nebojsha Stefanoviç në takim me Thomas Zilberhorn

Minstri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç është takuar me Sekretarin Parlamentar të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Zilberhorn, i cili ky i fundit i theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për stabilizimin e situatës në rajon.

“Në bisedën me Zilberhorn, Stefanovic deklaroi se e kupton që Serbia dhe Gjermania kanë pikëpamje të ndryshme për çështjen e pavarësisë së Kosovës, por se ai dëshiron të theksojë se situata e sigurisë në Kosovë nuk lejon zvogëlimin e numrit të forcave të KFOR –it”, shkruan Ministra e Mbrojtjes e Serbisë në njoftims.

Ndërkaq, njoftimi shkruan edhe se Stefanoviç i është ankuar për sjellje të njëanshme dhe të rrezikshme të Prishtinës.

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn.

“Lëvizjet e Prishtinës janë absolutisht të papranueshme, dhe e dëmtojmë dialogun e Brukselit, por edhe destabilizojnë tërë rajonin”, shkruan Ministria serbe.

Siç thuhet me tej, Stefanović dhe Zilberhorn deklaruan se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Gjermanisë karakterizohen nga bashkëpunimi intensiv në të gjitha fushat dhe një dialog i zhvilluar në një nivel të lartë, me përpjekje reciproke për përmirësim të mëtejshëm.

Stefanovic vuri në dukje se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është i zhvilluar, kuptimplotë dhe i larmishëm dhe përcolli përkushtimin për zhvillimin dhe intensifikimin e tij të mëtejshëm në fushat me interes të ndërsjellë, dhe Zilberhorn konfirmoi gatishmërinë e palës gjermane për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Serbinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore