Lajme

Serbi: 39 persona të vdekur dhe 2 mijë e 886 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 39 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 886 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 15 mijë e 116 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 2 mijë e 411 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 105 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve dhe se situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 280 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 913 mijë e 861 raste të infektimit.

Kurse shkalla e vdekshmërisë është 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 1 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 769 mijë e 892 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore