Shqipëria

Sarandë, Arrestohet 59-vjeçari nga Fieri autor i 6 rasteve të vjedhjes


Zbardhen 6 vjedhje të ndodhura në Finiq, tё Sarandёs.

Policia njofton se, arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. C., 59 vjeç, banues në fshatin Levan, tё Fierit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u dyshua se mёngjesin e mbrëmjes së djeshme, vodhi një shumë parash në dy banesa të ndryshme në pronësi të shtetases P. Ç, në Finiq.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas gjithashtu është autori i dyshuar i katër vjedhjeve të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Finiq.

Më 24 qershor ai, vodhi një shumë parash dhe disa vegla pune në banesën e shtetasit P.M., mё 11 korrik i vodhi 1 aparat celular shtetases K.Y., mё 7 gusht disa orendi elektroshtëpiake në banesën e shtetases D. G. dhe mё datё 31 gusht vodhi disa vegla pune në guroren e shtetasit F. Sh.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore