Përballje

Sanchez i fiton një pikë Inter-it në minutat e fundit


Ndeshja mes Torino-s dhe Inter-it ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja ishte e dominuar nga Inter-i, por ata mezi gjetën golin pavarësisht mundësive të shumta.

Inter, tani më është barazuar me Milan-in, sa i përket numrit të ndeshjeve të luajtura, por zikaltrit kanë tre pikë më pak se rossonerët.

Golin e parë  e shënuan Torino në minutën e 12-të me anë të Bremer.

Inter-i krijuan mundësi të shumta, por e kishin të vështirë të gjenin golin e barazimit.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 93-të, Alexis Sanchez shënoi dhe i barazimin Inter-it.

Momentalisht, Inter radhiten në pozitën e dytë me 60 pikë, ndërsa Torino janë në vendin e 11-të me 35 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore