Sport

Saga Djokovic tregoi konfuzionin absurd të “fortesës australiane” ndaj COVID-19


Shumë komentatorë të tenisit kanë thënë se Djokovic është i pamposhtshëm në tokë Austaliane. Fundja, ai është fitues i nëntë titujve Grand Slam atje.

Por, ashtu si e zbuloi edhe Qeveria australiane gjatë kësaj jave, nuk ka qenë e lehtë që ai të mundet as në gjykatë.

Pas një sage të vërtetë gjyqësore, Djokovic nuk do të arrijë ta mbrojë titullin e tij kampion e as të vendosë një rekord të ri për Grand Slam-e të fituar në histori, duke tejkaluar rivalët e tij dekadentë, Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Por diçka, kjo sagë, na e mësoi – Kontrollet kufitare australiane.

Epopeja kthehet në qesharake, nëse merr parasysh gjithë eksperiencën e COVID-19.

Fakti më absurd, është ai i qeverisjes australiane. A ka pasur një vizë të posaçme? A ishte Djokovic përftues i kësaj vize, e cila e përjashtonte atë nga nevoja për t’u vaksinuar? Kush e kishte autoritetin për ta vendosur atë?

Të gjitha këto rrethana, mbetën të paqarta.

Organizatorët e Australian Open, të cilët në vetvete kishin kryer gjithë procedurat për sportistët me leje për të hyrë në kontinentin e largët të pavaksinuar, mendonin se gjthçka ishte në rregull.

Po të njëjtën gjë e mendonte edhe një panel i shtetit të Victoria-s.

Madje, kryeministri Scott Morrison, i tha gjithë kontinent-shtetit, se kjo ishte e mjaftueshme për të quajtur procedurën të rregullt.

Vetëm pak orë më vonë, ai ndërroi mendje mbi këtë gjë. Deklarata, ishte se rregullat, i vendoste Qeveria Federale.

Gjithë gjëja u zhvillua ndërkohë që tenisti po fluturonte drejt Australisë.

Më pas, iu prezantua atij në kontrollin kufitar, orët e para të mëngjesit.

Kjo oshëtin edhe më gjerë eksperiencën pandemike. Australia, nuk i ngjante një shteti të tërë, i cili vendoste rregulla të përgjithshme dhe të qarta për udhëtarët. Në të kundërt, ngjante si një bashkësi shtetesh, të udhëhequr nga liderë të bindjeve të ndryshme politike.

Nëse çështjen e kishte në dorë Qeveria qendrore apo ato federale, pak rëndësi kishte. Kërkesat shëndetësore për udhëtime, varionin në mënyra marramendëse.

Më thelbësisht, episodi Djokovic tregon edhe sa intensive politikat kufitare të Australisë janë bërë përgjatë pandemisë.

Në fillim të saj, Morrison deklaroi se virusi ishte kërcënim i sigurisë kombëtare. Në mars 2020, Australia e mënjanoi veten nga pjesa tjetër e botës, duke mbullyr tërësisht kufijtë.

Më pas, njerëzit as nuk u lejuan të dilnin nga kontinenti, pa një leje të posaçme, e cila më së shumti refuzohej se sa pranohej nga autoritetet. Qytetarë të shumtë, mendonin se pak shpresë kishte për ta, që të kryenin ndonjë udhëtim.

Masat e karantimin sa vinin e shtoheshin në Australi. Ato ishin edhe ndër masat më shtrënguese në botë. Të dyja partitë më të mëdha i mbështesnin ato. Vetëm ndonjë ecje për ushtrim fizik dhe pazaret e zakonshme lejoheshin.

Masa, të cilat për shumë vende të hemisferës veriore, do të ishin të pamendueshme.

Gjithsesi, australianët i mbështetën në masë këtë kufizime. Ata mendonin se ishin të domosdoshme.

Por, këto qasje, nuk i ka sjellë vetëm pandemia. Ato janë edhe të rrënjosura në kulturën australiane. Veçse, pandemia, e riktheu vendin në mendësi të para disa dekadave, kur të huajt pak shiheshin në Australi.

Për shembull, këtë e vërteton edhe Nick Kyrgios, tenisti australian me famë botërore. Në një status në media sociale, ai shkruan se nuk e kupton nevojën e njerëzve për të udhëtuar, për sa kohë mund të qëndrojnë të sigurt në shtëpi. Madje, këtë të fundit, ai e quan një dhuratë.

Gjithsesi, nëse kjo sagë e Djokovic mund të na thotë diçka mbi Australinë, është fakti se ata mbeten në mendësinë e “fortesës”.

Për shumë prej tyre, është një qëndrim politik dhe besimi, që janë ata, të cilët vendosin se kush hyn dhe jo në vendin e tyre. Përfshi këtu, edhe rrethana të caktuara.

Nuk ishte një aksident, fakti që Qeveria e Australisë e ndaloi Djokovic-in. Ata e vendosën atë në një hotel ku zakonisht, vendosen persona, të cilët kërkojnë azil politik.

Kjo nuk do të thotë se Djokovic vetë nuk ka faj.

Por, ajo çfarë ndodhi me të, është ajo çfarë ka ndodhur me shumë të tjerë – përveç faktit se ata nuk e gëzojnë figurën e tij në botë apo pasurinë e tij.

Por, sido të ishte rezultati, Australia nuk do të dilte me një rezultat të pëlqyeshëm. Në të dy rastet, ai do të mbetej i njejtë: Avantazh Djokovic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore