Lajme

Rusia kërkon lirimin e Ratko Mlladiç për “arsye humanitare”


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se krimineli i luftës së Bosnjës, Ratko Mlladiç, duhet të lirohet nga burgu “për arsye humanitare”.

Ky i fundit, u shtrua së fundi në spital për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “N1”.

“Ne pamë raportime në media për shtrimin në spital të Ratko Mlladiç-it në Hagë të shkaktuar nga përkeqësimi i shpejtë i shëndetit të tij. Ne besojmë se do të ishte vendimi i duhur që Mekanizmi i Mbetur të lirojë Ratko Mlladiqin për arsye humanitare”, u shpreh Zakharova.

Sipas mediave lokale, Mlladiç u transferua nga qelia e paraburgimit në Scheveningen në një spital civil të dielën, ku qëndroi për disa ditë, dhe tani ndodhet në spitalin e burgut.

Shoqata e Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit dhe Lëvizja e Nënave të enklavave të Srebrenicës dhe Zepës i kërkuan presidentit të Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Tribunalet Penale ( IRMCT), i kërkoi gjykatës që të mos e shqyrtojë lirimin e tij.

Në qershor të vitit të kaluar, Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm.

Të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiçit u refuzuan.

Tribunali i Hagës e shpalli Mlladiç-in fajtor për vrasje, shkelje të zakoneve të luftës, dëbim, transferim çnjerëzor të popullsisë, terrorizëm, sulme ndaj civilëve dhe gjenocid në Srebrenicë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore