Lajme

Rusia arreston 19 të dyshuar për sulm terrorist


Rusia ka arrestuar 19 islamikë të dyshuar se po planifikonin një sulm.

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), thotë se ka gjetur sende si bomba shtëpie dhe armë automatike.

Të arrestuarit janë anëtarë të dyshuar të grupit militant Takfir wal-Hijra.

Ata dyshohen se po planifikonin një sulm në Kaukazin e Veriut.

Përveç përhapjes së propagandës ideologjike dhe rekrutimit të pasuesve të rinj, ata po komplotonin akte sabotimi dhe sulmesh terroriste në Kaukazin e Veriut.

Grupit islamik, Takfir wal-Hijra, është një organizatë e cila u themelua në Egjipt dhe ka lidhje me al-Qaedan.

“Dhjetë nga 19 të arrestuarit ishin organizatorë dhe të tjerët ishin pjesëmarrës aktivë”, tha agjencia ruse e lajmeve RIA.

Anëtarët u shpërndanë nëpër rajone si Rostov-i, Krasnodar-i dhe Karaçaj-Çerkezi, si dhe Krime.

Pamjet nga arrestimi treguan se operativët e FSB-së ngjiteshin në një ndërtesë apartamentesh dhe hynin nga një dritare për të ndaluar një të dyshuar.

Historiku i grupit

Në nëntor të 2014-ës, FSB-ja arrestoi 14 anëtarë të dyshuar të këtij grupi po në rrethana të ngjashme.

Në shënjestrat e grupit përfshihen civilë, media, xhami, gazetarë, udhëheqës politikë, ushtarakë dhe hebrenj, sulme të armatosura dhe bombardime.

Rusia është shënjestruar në mënyrë të përsëritur nga grupet militante islamike, përfshirë një sulm ndaj një treni në një tunel të metrosë në Shën Petersburg në vitin 2017. Kaukazi i Veriut gjithashtu është përballur me sulme të ngjashme në vitet e fundit.

Autoritetet ruse kanë njoftuar disa operacione për të shkatërruar qelizat e dyshuara islamike, veçanërisht në jug të vendit dhe Republikën me shumicë myslimane të Çeçenisë.

Kreu autoritar i rajonit, Ramzan Kadyrov, është akuzuar nga grupet e të drejtave të njeriut për përdorimin e islamizmit si kërcënim.

Lufta e presidentit, Vladimir Putin, kundër kryengritësve islamikë në Çeçeni në 1999-ën, ndihmoi në nxitjen e popullaritetit fillestar të Kadyrov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore