Përballje

Rrudhani i jep epërsinë e dyfishtë Kosovës


Kosova ka dyfishuar epërsinë, në ndeshjen kundër Qipros, me anë të golit të Donat Rrudhanit.

Aksioni filloi pikërisht me Rrudhanin, dhe përfundoi me golin e tij pas një asistimi nga Vedat Muriqi.

Kjo është ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve për këtë edicion, dhe Kosova ka qenë dominante ndaj Qipros deri më tani.

Kosova ka dominuar plotësisht ndeshjen kundër Qipros, dhe kishin mundësi të shënonin më shumë se dy gola.

Kosovës i duhet vetëm një pikë për të qëndruar në Ligën C, dhe sipas performancës së dardanëve deri më tani, kjo duket që nuk do jetë problem.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore