Jetesë & Stil

Ronela Hajati hedh kunja pikante drejt disa artistëve


Ronela Hajati - Artiste

Mes këngëtaresh më aktive me prurje të reja muzikore në estradën shqiptare, patjetër që është edhe artistja nga Shqipëria, Ronela Hajati, e cila vetëm në vitin 2021 ka publikuar plot katër projekte muzikore.

Pos muzikës, Ronela, aktive është edhe me intervista të ndryshme, ndërsa së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Pardon my french”, teksa ka bërë të ditur se nuk ka një grup të madh njerëzish që punojnë për të dhe nuk është në shijen e saj të blejë klikime.

“Nuk kam një team gjigant që vjen pas meje. Unë kam një menaxher që merret me koncertet e mia, kam bashkëpunëtorët në studio dhe pastaj çdo gjë ndodh sipas kokës time. Unë dua që të më blihen këngët, jo të paguaj për të mi parë këngët”, është shprehur Hajati.

Ndërsa, akoma më të bujshme ishin kunjat që ajo hodhi drejt disa artistëve, në përgjithësi tek brezi i ri, të cilët sipas saj, gjithçka që ata bëjnë e kanë si rezultat i investimeve me para dhe jo me talent e kulturë.

“Disa nuk e meritojnë t’i ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të kesh kulturë e formim artistik. Sado që unë mund të bëj këngë eksplicite apo balada, mund ta bësh kur njerëzit janë mësuar me ty”.

“Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të të zhdukin ty, në një shtet tjetër kjo nuk do ndodhte. Unë nuk dua të gjykoj. Ske çfarë bën, të paktën të përpiqesh të ecin këngët e tua”, tha Ronela.

Mes tjerash, Hajati, ka zbuluar se gjatë vjeshtës do ta publikojë një këngë të zhanrit baladë, kushtuar babait të saj, i cili nuk jeton më.

Ndryshe, kënga e fundit e lansuar nga Ronela Hajati mbetet “Alo”, të cilën e solli në bashkëpunim me rep artistin, Vig Poppa.

“Alo” u mirëprit nga publiku i dyshes dhe ka grumbulluar mbi 2 milionë e gjysmë shikime në platformën, YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore