Sport

Ronaldo refuzon ofertën e Beckham-it


E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s është në dyshim. Portugezi ka edhe një vit kontratë me klubin e Manchester United, por me ardhjen e trajnerit, Erik ten Hag, gjërat janë komplikuar.

Ofertat për 37 vjeçarin nuk mungojnë, derisa shumë klube të mëdha kërkojnë shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Një ofertë interesante për Ronaldo-n ka ardhur nga liga amerikane e futbollit, “Major League Soccer”.

Sipas asaj që shkruan “Daily Express”, ikona e Manchester United, David Beckham, e ka ftuar Ronaldo-n që të bashkohet me ekipin e tij nga MLS, Inter Miami-n.

Megjithatë, mediumi i lartcekur shkruan se portugezi e ka refuzuar menjëherë ftesën e tij, duke zgjedhur të luajë në Evropë edhe për sezonin e ardhshëm.

Duket se kjo zgjedhje nga ana e tij, ka ardhur pikërisht që ish-futbollisti i Real Madrid-it do që të jetë në formë për Kupën Botës që do të mbahet në muajin nëntor dhe dhjetor në Katar.

Ky gjithashtu do të jetë edhe botërori i fundit i legjendës portugeze, që do të kërkojë të shkruajë historinë me kombëtaren e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore