Sport

Ronaldo nuk e dëshiron zëvendësimin


Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, edhe një herë tregoi se ai dëshiron vërtet të luajë në çdo minutë të ndeshjeve.

Në fitoren e fundit të skuadrës së tij ndaj Brentford-it me shifrat 1:3, Ronaldo u shfaq tejet i nervozuar, pasi që u nxor nga loja nga trajneri i përkohshëm i “djajve të kuq”, Ralf Rangnick.

Ishte minuta e 71-të, kur Manchester United ishte duke fituar me rezultat 0:2, me golat e shënuar nga Anthony Elanga dhe Mason Greenwood.

Harry Maguire dhe Marcus Rashford u futën në vend të Ronaldo-s dhe Greenwood-it dhe portugezi ishte qartësisht e pakënaqur me zëvendësimin.

Ai kundërshtoi vendimin e trajnerit gjerman teksa largohej nga fusha dhe më vonë u pa duke folur me veten e tij i zemëruar në bankën rezervë.

Rangnick u ul pranë Ronaldo-s për të ngushëlluar sulmuesin dhe me sa duket të shpjegojë vendimin e tij për ta larguar atë nga loja.

Mirëpo, ky doli të jetë zëvendësim i qëlluar i teknikut gjerman, pasi që Rashford shënoi golin e sigurisë për Manchester-in, derisa vendasit shënuan golin e nderit me anë të Ivan Toney.

Ndryshe, fitorja e Unitedit i çon ata në vetëm dy pikë larg vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, duke zënë pozitën e shtatë, me 35 pikë të grumbulluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore