Sport

Ronaldo mungoi në derbi, motra e tij nxit polemika për mungesën e portugezit


Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldo-s dhe trajnerit të Manchester United, Ralf Ragnick si duket vërtetë është e tensionuar.

Ragnick vendosi që mos ta grumbullonte Ronaldo-n në derbin e së dielës kundër Manchester City-t, duke thënë se gjendja e tij fizike nuk ishte e mirë.

“Ronaldo kishte ende probleme në ijë të premten dhe kjo është arsyeja pse ne vendosëm ta ruanim”, tha trajneri para ndeshjes.

Megjithatë, disa zëra kanë qarkulluar se portugezi ishte në gjendje të mirë fizike.

Mes tyre, motra e CR7, Katia Aveiro, ka dyshime se vërtet Ronaldo ishe i gatshëm për lojë, duke bërë “like” një postim në rrjetet sociale, ku kundërshtohej ajo se çfarë tha trajneri i United.

“Cristiano ishte 100% i përgatitur, ai nuk luajti për arsye të thjeshta teknike dhe taktike”, është postimi të cilin Aveiro e ka pëlqyer.

Kujtojmë që mungesa e Ronaldo-s ndaj rivalëve të ekipit të tij, nuk ishte vetëm në fushë. Ai nuk ishte as në stadium, pasi që kishte udhëtuar në Portugali kur mësoi se nuk ishte përfshirë në zgjedhjen e trajnerit të tij.

Ndërsa, sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultat 4:1 në të mirë të Manchester City-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore