Sport

Roma kërkon transferimin e sulmuesit portugez


Roma është duke kërkuar që sa më shumë të përforcohet në këtë afat kalimtar veror për edicionin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, skuadra e Jose Mourinho-s është duke tentuar për ta transferuar sulmuesin e Valencia-s, Goncalo Guedes.

Portugezi ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024, por siç duket ai nuk do ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Nga kjo situatë, Valencia kërkon që të arkëtojë para nga shitja e tij, në mënyrë që mos ta humbasë me më pak para në vitet e ardhshme.

Guedes vlerësohet 40 milionë euro nga klubi spanjoll, derisa kryeqytetasit e Italisë janë gati t’i ofrojnë dy futbollistë dhe para për transferimin e sulmuesit anësorë.

Mediat në Itali shkruajnë që Roma i ka ofruar Valencia-s shërbimet e dy mesfushorëve, Amadou Diaëara dhe Ebrima Darboe si dhe 20 milionë euro për Guedes.

Kujtojmë që Guedes në sezonin e kaluar shënoi 13 gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Valencia-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore