Muzikë

Rita Ora me “përgjigje” të re mbi kritikat për vallëzimin me flamurin serb


Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora ka qenë kryetitulli i rubrikave rozë në mediumet shqiptare, që pas publikimit të një videoje, brenda të cilës ajo shihet duke vallëzuar me flamurin e Serbisë.

Derisa tema e Orës vijon të mbetet në qendër të vëmendjes dhe buja akoma po vazhdon, Ora ka ripostuar një video në storien e saj të Instagramit, që e ndau me mbi 16 milionë ndjekësit e saj.

Brenda videos, shihet Mbreti Charles duke folur për figurat më eminente shqiptare, përfshirë Nënë Terezën dhe vetë Rita Orën, shoqëruar me një logo shqiponje, simbolin e shqiptarëve.

Storia e ripostuar nga Rita Ora në Instagram.

Ndoshta, kjo mund të jetë një lloj përgjigje e re ndaj atyre që ngritën dyshime mbi versionin që ylli i hitit “Shine ya light” e ka dhënë për ta justifikuar performancën që mori kritika nga më të ndryshmet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🦋🧚🏻‍♀️ (@ladyritaora)

Më herët, në reagimin e saj të parë pas koncertit të mbajtur në Festivalin “SZIN” në Hungari, Rita është shprehur krenare mbi faktin se “është shqiptare”, ndërsa ka theksuar se qëllimi i saj nuk ishte “mosrespektimi ndaj popullit shqiptar”.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”, tha ajo në komunikatën për media.

“Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, ka shtuar ajo tutje.

Një ditë pas publikimit të videos së parë virale është shpërndarë një video tjetër e incizuar nga një kënd i ri, ku shihet Ora derisa me vetëdëshirën e saj i kërkon fansit që ishte pjesë e publikut, që t’ia jap flamurin, që qëlloi të ishte i Serbisë.

Pamjet e fundit kanë nxitur reagime të reja nga publiku shqiptar kundrejt Ritës, derisa shumë prej tyre, përmes komenteve po e kundërshtojnë demantimin e Orës.

Dalin pamjet e reja, Rita Ora e merr me vetdëshirë flamurin serb

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore