Përballje

Rikthehet Davis me fitore përballë Suns


Anthony Davis me bllokadë përballë Frank Kaminskyt

Ndeshja mes Phoenix Suns dhe Los Angeles Lakers ishte shumë e rëndësishme për të dy skuadrat dhe përfundoi me fitoren e Lakers me rezultat 110:123

Ndeshja ishte interesante dhe e dominuar nga Lakers ku ata morën epërsi të lartë që nga minutat e para të ndeshjes.

Në mungesën e LeBron James, ishte Anthony Davis ai që u tregua vendimtar duke kontribuar me 42 pikë në fitoren e Lakers.

Në minutat e fundit u ngushtua epërsia e Lakers në shtatë pikë, po ata nuk i lejuan Suns të kthejnë epërsinë në favorin e tyre duke fituar ndeshjen me epërsi prej 13 pikësh.

Te Lakers më të mirët ishin Anthony Davis me 42 pikë e 12 kërcime, Alex Caruso me 17 pikë e 8 asistime dhe Kentavious Caldwell- Pope me 17 pikë.

Kurse te Sun më të mirët ishin Devin Booker me 21 pikë, Cameron Payne me 24 pikë dhe Chris Paul me 13 pikë e 10 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=7FjoBJC0a8k&ab_channel=MLGHighlights

Në anën tjetër New York Knicks fituan një ndeshje shumë të rëndësishme përballë LA Clippers me rezultat 106:100.

Rose ishte i mahnitshëm nga banka rezervë ku luajti rol shumë të rëndësishëm me 25 pikë të shënuara.

Knicks ndodhen në pozitën e katërt dhe po luftojnë që ta mbajnë atë pozitë.

Më të mirët te Knicks ishin Derrick Roe me 25 pikë e 8 asistime, Reggie Bullock me 24 pikë dhe Julius Randle me 14 pikë dhe 14 kërcime.

Ndërsa te Clippers më të dalluarit ishin Kawhi Leonard me 29 pikë dhe Paul George me 18 pikë e 8 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=Ftxd7gCL544&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore