Sport

Ribery mund të rikthehet në Bundesligë


Franck Ribery do të largohet nga Fiorentina në fund të sezonit dhe mund të rikthehet në Gjermani, pasi nuk është i lumtur në Itali.

Francezi është një nga lojtarët më të mirë të 10-15 viteve të fundit. Ai është pjesë e historisë së Bayern Munich-ut, me të cilët fitoi gjithçka.

Ka akoma analistë dhe njerëz të lidhur me futbollin, që thonë se në 2013, ai meritonte të fitonte Topin e Artë. Në 2013, Ribery fitoi tripletën, por Topin e Artë e fitoi Cristiano Ronaldo.

Megjithatë forma e francezit ishte gjithmonë e në rënië e ndikuar shumë nga dëmtimet e herëpasherëshme, që ia ulnin rendimentin në fushën e lojës.

37-vjeçari u largua në 2019 nga Bayern-i dhe kaloi në Firence. Koha në Firence dhe në Serinë A, duket se nuk ka ndikuar për mirë te ai dhe po kërkon të rikthehet në Bundesligë.

Kësaj radhe është Eintracht Frankfurt-i që kërkon shërbimet e lojtarit, me koso zero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore