Boterori 2022

Renditja e FIFA-s: Brazili në krye, Shqipëria dhe Kosova në vendnumero


FIFA ka përditësuar listën e saj të renditjes së kombëtareve pas përfundimit të Kupës së Botës, Katar 2022.

Brazili mbajti vendin e parë në renditje pavarësisht se nuk arriti të kalojë çerekfinalet në Katar 2022. Ndërsa kampionët, Argjentina u ngjitën me një vend, në të dytin.

Ecuria fitimtare në Katar ndihmoi “Albiceleste” të rrisë pikët e saj pas Brazilit. Franca aktualisht ndodhet në vendin e tretë.

Ish-liderët e renditjes, Belgjika renditen në vendin e katërt. Ndiqen nga Anglia (5), Holanda (6), Kroacia (7), Italia (8), Portugalia (9) dhe Spanja (10) që plotësojnë top 10-shen.

Megjithatë, fituesit e vërtetë sipas renditjes së fundit janë Maroku, i cili u ngjit në vendin e 11 nga 22 që ishte më parë. “Luanët e Atlasit” u bënë gjysmëfinalistët e parë afrikanë dhe arabë në histori. Ata humbëm në play-off për vendin e tretë 2-1 kundër nënkampiones së 2018, Kroacisë.

Ndërkohë, Katari ra me 10 vende, në vendin e 60-të pasi nuk arriti të impresiononte në turneun në shtëpi.

Përsa i përketë Shqipërisë dhe Kosovës, dy kombetarët kanë mbetur në pozita të njëjta. Kuqezinjtë mbajnë vendin e 66, ndërsa dardanët atë të 107.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore