Përballje

Real Madrid-i e mbyll vitin me fitore, mposht Athletic Bilbao-n


Real Madrid e ka mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Madrilenët në ndeshjen e fundit të vitit 2021, ishin mysafirë në një fushë shumë të vështirë, si San Mames e Bilbao-s.

Ndeshja në fakt nisi shumë mirë, dhe të gjithë golat i pamë në dhjetë minutat e para.

Real-i i shënoi dy të parat, kurse Bilbao shënoi një herë.

Ishte njeriu i momentit, Karim Benzema, ai që në minutat katër dhe shtatë shënoi dy herë, me dy gola shumë të bukura.

Sancet ngushtoi epërsinë në minutën e dhjetë, dhe ndeshja u duk se do kishte shumë gola.

Por deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe Real Madrid-i morri tri pikë shumë të vlefshme në garën për titull.

Madrilenët tashmë kanë 14 ndeshje me radhë pa humbje, dhe ndodhen në vendin e parë në tabelë me 46 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë i Sevilla-s.

Bilbao mbetet në vendin e dhjetë, me 24 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore