Përballje

Real Madrid-i dominon Celta Vigo-n, fiton me rezultat të thellë


Ndeshja mes Celta Vigo-s dhe Real Madrid-it përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 1:4.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, por Los Blancos shfrytëzuan rastet e tyre të shënimit.

Goli i parë erdhi në minutën e 14-të, me anë të Karim Benzema-s, i cili shënoi nga penalltia.

Pas vetëm nëntë minutave, Iago Aspas barazoi rezultatin për Celta Vigo-n nga penalltia.

Disa minuta para përfundimit të pjesës së parë, Luka Modric shënoi për t’i dhënë epërsinë Real Madrid-it në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, Vinicius shënoi për të dyfishuar epërsinë për madrilenët.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Fede Valverde, i cili shënoi për 1:4 në minutën e 66-të.

Ndërsa në minutën e 87-të, Eden Hazard kishte mundësi të shënonte për Real Madrid-in, por ai nuk arriti të shënojë nga penalltia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore