Përballje

Real Madrid fiton përsëri, betejë kryeqytetase në luftën për titull


Duhen vetëm tre ditë që gjithçka të ndryshoj në botën e futbollit, dhe këtë e vërtetoj liga spanjolle e futbollit këtë javë.

Pesë pikë të lëshuara nga Atletico Madrid brenda tre ditëve, shtatë në katër ndeshjet e fundit.

Skuadra që para dy jave ishte po thuajse e sigurt që po drejtohej drejt një titulli në La Liga, sot e sheh rivalin e tyre të qytetit vetëm tre pikë prapa.

Në “Jose Zorilla”, u zhvillua ndeshja mes një Real Madrid-i të përgjysmuar, që vizitonte Valladolid0in në krizë.

Skuadra e Zidane vinte në këtë ndeshje me vetëm 12 futbollist të skuadrës së parë në gjendje optimale.

Pa Benzema-n, Hazard-in, Ramos-in e shumë të tjerë, Real Madrid arriti që me vështirësi të fitoj si musafir në “Jose Zorilla”.

Hero i Real Madrid-it ishte Thibaut Courtois, portjeri që sot është në bisedë për më të mirin në botë.

Kurse golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Casemiro, në minutën e 65-të, pas një asistimi të njeriut të momentit, Toni Kroos.

Një fitore minimale, por maksimalisht e rëndësishme.

Me këtë tre pikësh Real Madrid ngjitet në kuotën e 52 pikëve, tre më pak se Atletico që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore