Shqipëria

Rama: Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli në vëmendje fenomenin e largimit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë gjatë fjalës së tij në “Kongresin e Shëndetësisë”.

“Sot studentët e Mjekësisë paguajnë 1/16-ën e kostos reale (të studimeve). Shteti e bën për një sërë faktorësh që nuk kam arsye përse t’i rendis këtu. Shteti dhe taksapaguesit shqiptarë nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet dhe kjo sakrificë, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani”, u shpreh fillimisht kreu i Qeverisë.

Sipas tij, shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman

“Ky është një problem të cilin shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë”, theksoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore