Zgjedhjet në Shqipëri

Rama prezanton krerët e listave për 25 prill, Bozo/Çomo kryesojnë Tiranën


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar krerët e listave për çdo qark në zgjedhjet e 25 prillit.

Tirana është qyteti i vetëm që do të shohë dy koka listash. Najada Çomo dhe Luljeta Bozo do të kryesojnë listën e Tiranës, duke i siguruar kështu poste të sigurta në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

Edona Bilali do të kryesojë listën e Shkodrës. Pedagogia e ekonomisë është aktiviste e mirënjohur në qarkun verior.

Vlorën do ta kryesojë Pranvera Resulaj. Ajo vjen nga bota e biznesit dhe ka drejtuar tatimet e Vlorës për një periudhë kohë.

Greta Duraku do të jetë e para në Kukës. Ajo është prej vitesh e angazhuar në sektorin privat si menaxhere.

Korçën do ta kryesojë Eni Zake, administratore e Universitetit Fan Noli.

Një emigrant do të jetë i pari në listën e Dibrës. Ai është Lavdrim Krashi, prej vitesh emigrant në Londër.

Beratin do ta kryesojë Hatixhe Konomi. Ajo është aktualisht nënkryetare e Bashkisë së Beratit. Ndërkohë pas 25 prillit, do të jetë pjesë e parlamentit.

Erion Braçe do të kryesojë qarkun e rëndësishëm të Fierit. Bastioni i majtë do të shohë të parin një ndër figurat më të vjetra në PS.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, do të zërë vendin e parë në listën e Elbasanit. Sipas Ramës, “Kushi ka qenë ndër surprizat më të mëdha të ardhura nga bota akademike”.

Gjirokastra do të shohë në vend të parë Mirela Kumbaron, ndërsa i dyti në listë do të jetë Bledi Çuçi.

Në Lezhë, Lindita Nikolla kryeson Qarkun. Durrësin, e prin Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi.

Në 10 prej 12 qarqeve, Rama ka vendosur gra dhe vajza si koka listash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore