Lajme

Qeveria miraton projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit të luftës


Qeveria e Kosovës.

Për përmirësimin e gjendjes së viktimave të krimit të luftës në Kosovë, Qeveria ka miratuar Projektligjin për kompensimin e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se miratimi i kësaj pike nga ministrat do të krijoj kushte më të mira për viktimat e krimit të luftës.

“Shqyrtimi i projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit ka për qëllim përmirësimin dhe efikasitetin e programit për viktimat e krimit dhe procedurave që lidhen me të”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ishte zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ai që e prezantoi këtë projektligj dhe bëri thirrje para kabinetit qeveritar për miratimin e tij.

Ndryshe, më 10 dhjetor, organizata jo qeveritare “Ngritja e Zërit” i është drejtohuar Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, për të njëjtin qëllim.

Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit”.

Kjo organizatë deponoi në këtë gjykatë dosje të cilat kanë të bëjnë me kompensimin e dëmeve të luftës.

Shkak i përsëritjes së kësaj procedure për të dhjetën herë, thuhet se është refuzimi i vazhdueshëm i padive për kompensim të dëmeve të luftës.

Kryetari i organizatës “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta është shprehur se për të gjitha këto herë kanë dorëzuar tri dosje.

Ndryshe, deri më tani, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka paraqitur ndonjë vlerësim zyrtar të dëmeve materiale nga lufta.

Megjithatë në vitin 2011, 12 vjet pas përfundimit të luftës, është paralajmëruar se do ta nisë mbledhjen e fakteve për të argumentuar këto dëme.

Për këtë arsyeje ishte krijuar Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore