Lajme

Ekuipazhi i anijes së lidhur me Izraelin do të lirohet, thotë Irani


Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i tha homologut të tij portugez, Paulo Rangel, se anëtarët e ekuipazhit nga një anije mallrash e konfiskuar në mes të prillit do të lirohen.

Kështu të paktën raportuan mediat iraniane.

Ata shtuan se, ambasadorët e tyre në Teheran janë informuar, por nuk përmendën se kur do të bëhet lirimi.

Më 13 prill, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kapi pranë ngushticës së Hormuzit anijen “MSC Aries” me flamur portugez dhe ekuipazhin e saj prej 25 anëtarësh.

Anija ishte e lidhur me “Zodiac Maritime” me bazë në Londër, një pjesë e “Zodiac Group” të drejtuar nga miliarderi izraelit, Eyal Ofer dhe familja e tij.

Sulmi ndodhi pasi një sulm ajror i dyshuar izraelit goditi konsullatën iraniane në kryeqytetin sirian Damask, duke vrarë një komandant të lartë të IRGC.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore