Lajme

Protesta e kamionistëve në Kanada – shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Otava


Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë (Otava), Jim Watson, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, si kundërpërgjigje të më shumë se një jave protestash të kamionistëve kundër masave për COVID-19.

Watson tha se qyteti ishte “plotësisht jashtë kontrollit”, ndërsa demonstruesit përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve. Ka pasur edhe raportime për sulme racore.

Qendra e Otavës është paralizuar, me automjete dhe tenda që bllokojnë rrugët.

“Kolona e Lirisë” u ndez nga prezantimi muajin e kaluar të një rregulli të ri që të gjithë shoferët e kamionëve duhet të vaksinohen për të kaluar kufirin SHBA-Kanada, por protestat janë shndërruar në sfida më të gjera ndaj kufizimeve shëndetësore COVID-19.

Protestuesit që atëherë janë mbledhur në qendër të Otavës, pranë Parlamentit “Hill”, dhe kërkesat e tyre janë rritur, duke përfshirë përfundimin e të gjitha mandateve të tilla në mbarë vendin dhe kundërshtimin e qeverisë së kryeministrit, Justin Trudeau.

Në një deklaratë për radiostacionin kanadez “CFRA”, Watson tha se protestuesit po silleshin gjithnjë e më “të pandjeshëm”, duke “ndezur sirena, fishekzjarrë dhe e kthyer atë në një festë”.

Ai nuk dha detaje specifike se çfarë masash mund të vendosë, por policia të dielën tha se do të rrisë zbatimin, duke përfshirë arrestimet e mundshme të atyre që kërkojnë të ndihmojnë protestuesit, duke u sjellë atyre furnizime, si: karburant, letër higjienike dhe ushqim.

Një gjendje e jashtëzakonshme do t’i japë qytetit kompetenca shtesë, duke përfshirë aksesin në pajisjet e kërkuara nga punonjësit e vijës së parë dhe shërbimet e urgjencës.

Shumë banorë të Otavës kanë kundërshtuar demonstratat.

Ankesat variojnë nga kamionët bosh, që pengojnë trafikun, dhe strukturat e improvizuara prej druri në parqet e qytetit deri tek të ardhurat e humbura dhe frika nga ngacmimi, madje edhe dhuna.

Policia ka thënë se është e shqetësuar për mënyrën se si kolona ka tërhequr elementë të krahut të djathtë dhe ekstremistë.

Të dielën konfirmoi se ata kishin të bënin me më shumë se 60 hetime penale, me vepra të supozuara duke përfshirë “pjesëmarrje, vjedhje, krime të urrejtjes dhe dëmtim të pronës”.

Vaksinat anti COVID-19 kanë ulur rrezikun e sëmundjeve të rënda tek ata të infektuar me virusin dhe efektet anësore serioze janë jashtëzakonisht të rralla.

Më shumë se 80% e popullsisë së kualifikuar është plotësisht e vaksinuar dhe një sondazh i fundit tregoi se shumica e kanadezëve favorizonin vendosjen e më shumë kufizimeve për të pavaksinuarit.

Një sondazh i fundit nga “Abacus Data” sugjeroi se 68% e kanadezëve mendonin se kishin “shumë pak të përbashkëta” me protestuesit, ndërsa 32% thanë se “kishin shumë të përbashkëta” me kamionistët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore