Lajme

Protesta në Kanada – kundër detyrueshmërisë së marrjes së vaksinës anti COVID-19


Protesta në Otava

Mijëra njerëz mbajtën një protestë të zhurmshme, por paqësore në kryeqytetin e Kanadasë, Otava, kundër detyrimit të dhënë nga  kryeministri,  Justin Trudeau, për marrjen e vaksinës anti COVID-19, në rrugët e hapësirat e mbuluara me borë, përpara parlamentit.

E ashtuquajtura “Konvoji i Lirisë” filloi si një tubim i kamionistëve kundër një kërkese vaksine për shoferët ndërkufitarë, por u shndërrua në një demonstrim kundër “tejkalimit të kompetencave dhe cenimit” të bërë nga qeveria gjatë pandemisë, që u pasua me një lëvizje të fortë kundër vaksinimit.

“Unë nuk jam në gjendje të punoj më sepse nuk mund të kaloj kufirin”, tha Csava Vizi, një shofer kamioni nga Windsor, i cili vuri në dukje se ai ishte i vetmi mbajtës i familjes.

“E refuzoj vaksinën”, tha ai, duke e quajtur atë të rrezikshme, teksa fliste nga brenda kamionit të tij përpara parlamentit.

“Nuk ka të bëjë vetëm me vaksinat. Ka të bëjë me ndalimin krejtësisht të mbrojtjes së shëndetit publik, përmes detyrimit për vaksinim”, tha Daniel Bazinet, pronar i “Valley Flatbed & Transportation”, në Nova Scotia, në bregun e Atlantikut.

Bazinet është i pavaksinuar, por puna e tij shtrihet brenda vendit dhe kështu nuk ndikohet nga detyrimi ndërkufitar.

“Unë dhe shumë njerëz të tjerë jemi këtu sepse jemi të mërzitur nga detyrimet e vaksinave dhe bllokimet,” tha Brendon nga Otava, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij.

Ai mbante një tabelë ku shkruhej – “Justin Trudeau më bën të turpërohem që jam kanadez”.

Tubimi filloi herët dhe u zhvillua deri në pasdite të së shtunës së 29 janarit. Disa u shpërndanë dreka me çanta kamionistëve, të cilët u nisën për në Otava nga brigjet lindore dhe perëndimore dhe vendet tjera.

Pak mbanin maska, por shumë ishin me kapuçë, pasi temperatura ishte me erë dhe -21C (-6F).


Një qendër tregtare në qendër të qytetit u mbyll sepse demonstruesit refuzuan të mbanin maska kur hynin​​brenda, raportoi CTV.

Retorika e dhunshme e përdorur nga disa prej promotorëve në mediat sociale në prag të protestës kishte shqetësuar policinë, e cila ishte në gatishmëri, por më së shumti protesta u duk si një festë shumë e ftohtë në rrugë, e ndërprerë nga tingujt e borive të kamionëve.

Për shkak të shqetësimeve për siguri, Trudeau dhe familja e tij u larguan nga shtëpia e tyre në qendër të Otavës, raportoi CBC. Ndërkaq, zyra e tij tha se nuk komenton çështjet sa i përket sigurisë.

Në fillim të kësaj jave, Trudeau tha se kolona përfaqësonte një “pakicë të vogël të skajshme” që nuk përfaqësonte pikëpamjet e kanadezëve. Rreth 90% e kamionistëve ndërkufitarë të Kanadasë dhe 77% e popullsisë kanë bërë dy vaksina kundër Covid-19.

Udhëheqësi konservator, Erin O’Toole, kundërshton detyrimet e vaksinave dhe shprehu mbështetje për protestën pas bisedimeve me disa nga kamionistët.

Erin O’Toole.

“Unë mbështes të drejtën e tyre për t’u dëgjuar dhe i bëj thirrje Justin Trudeau të takohet me këta kanadezë punëtorë për të dëgjuar shqetësimet e tyre”, tha O’Toole pas takimit.

Aleanca Kanadeze e Kamionistëve, e cila përfaqëson rreth 4 mijë e 500 transportues, pronarë-operatorë dhe furnizues të industrisë, e ka kundërshtuar demonstrimin.

“Ne i kërkojmë publikut kanadez të jetë i vetëdijshëm se shumë nga njerëzit që shihni dhe dëgjoni në raportimet e mediave nuk kanë lidhje me industrinë e kamionëve”, tha CTA.

CTA u kërkoi kamionistëve që morën pjesë ta bënin këtë në mënyrë paqësore dhe më pas të largoheshin nga Otava.

Organizatorët e protestës kishin thënë se do të qëndrojnë në Otava derisa qeveria të heq dorë nga detyrueshmëria dhe se rrugët e qendrës së qytetit mund të jenë të bllokuara për ditë të tëra.

“Nëse më duhet të qëndroj këtu dy muaj, do të jem këtu”, tha Vizi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore