Përballje

Prishtina mbërrin në Norvegji për të zhvilluar ndeshjen me Bodo/Glimt


Klubi i futbollit të Prishtinës ka mbërritur para pak çastesh në Norvegji, ku të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër ekipit Bodo/Glimt, në kuadër të Europa Conference Leauge.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, bardhekaltrit ishin të mrekullueshëm, duke fituar me rezultat 2:1 ndaj kampionit të Norvegjisë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Aspmyra”, të Bodo-s.

Kujtojmë, që në rast kualifikimi tutje, Prishtina do të arrijë në fazën finale të kualifikimeve, ku pastaj do të ketë edhe një ekip tjetër për të eliminuar, që të shkojë në fazën e grupeve të garës më të re të UEFA-s, Europa Conference Leauge.

Vlen të ceket gjithashtu, se në rast të kalimit tutje nga kjo fazë, Kampioni i Kosovës do të përfitojë 750 mijë euro nga UEFA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore