Përballje

Prishtina fiton minimalisht përballë Drenicës


FC Prishtina

Kryeqytetasit e Prishtinës kanë arritur të kthehen te fitorja pas disa javëve të dobëta.

Në “Fadil Vokrri”, Prishtina sot priti një nga skuadrat më në formë këtë sezon, Drenicën.

Ndeshja filloi më mirë për mysafirët, që kishin disa mundësi në pjesën e parë, por pa sukses.

Prishtina arriti që pjesën e parë ta mbyllë me rezultat 0-0.

Edhe pjesa e dytë do ishte e njëjtë, me Prishtinën që kishte më shumë posedim.

Në minutën e 60-të Drenica apeloi për një penallti, por pas rishikimit me VAR u vendos që kontakti nuk ishte i nevojshëm për 11-metërsh.

Dy skuadrat krijuan mundësitë e tyre, me Prishtinën që arriti ta konkretizojë njërën prej tyre.

Ishte Besnik Krasniqi heroi i bardhekaltërve.

Pas një korneri, topi shkoi në këmbët e Krasniqit që pa problem e shtyu në rrjetë.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe Prishtina e mbylli këtë javë me fitore.

Pas 12 javëve, tabela e Superligës duket kështu:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore