Lajme

Presidentja e ka gabim, janë afër 80 mijë aplikues për viza pune që duan të ikin nga Kosova


Qytetarë duke pritur para ambasadës së Gjermanisë në Kosovë

Jo 50 mijë, por me raste numri i qytetarëve nga Kosova që kërkojnë vizë në vende të ndryshme evropiane shkon deri në 80 mijë brenda një muaji.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën e saj të fundit ka thënë se nuk është shqetësues numri i qytetarëve që lëshojnë vendin, janë rreth 50 mijë qytetarë që vazhdimisht ri-aplikojnë.

Por, statistikat flasin ndryshe.

Vetëm gjatë vitit 2021 janë 5 mijë qytetarë që kanë hequr dorë fare nga shtetësia e Kosovës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore