Lajme

Presidenti i Ukrainës bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri thirrje të dielën për një armëpushim të menjëhershëm në pjesën lindore të vendit, ku përleshjet midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase u intensifikuan ditët e fundit.

Ai tha gjithashtu se Ukraina mbështet bisedimet e paqes brenda Grupit Trepalësh të Kontaktit, ku Ukraina merr pjesë së bashku me Rusinë dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Të evakuuarit nga pjesët e kontrolluara nga separatistët e Ukrainës lindore vazhduan të kalonin në Rusi përmes një pikë kontrolli kufitar të dielën, duke hyrë në rajonin jugor të Rostovit me makinë, autobus dhe në këmbë.

Në pikën kufitare Avila-Uspenka në rajonin e Rostovit, banorët që largoheshin nga Donbasi u përshëndetën nga përfaqësues të Ministrisë së Shërbimeve të Emergjencave të Rusisë dhe anëtarë të një grupi të rinjsh pro-Putin në një kamp të improvizuar.

Një ditë më parë, udhëheqësit e rajoneve separatiste të Ukrainës lindore, Donetsk dhe Luhansk kanë shpallur një mobilizim të plotë ushtarak.

Kjo lëvizje erdhi në mes të një rritjeje të tensioneve në rajonin e shkatërruar nga lufta, për të cilën Perëndimi druhet se mund të përdoret si pretekst për një pushtim nga Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të mbikëqyrë stërvitjet e mëdha ushtarake përgjatë kufijve të Ukrainës, ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është nisur për në Evropë.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-ve se ajo ishte përgjegjëse për sulmet kibernetike në faqet e internetit të bankave dhe Qeverisë ukrainase, duke i cilësuar si të pabaza..

Separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën Lindore mbrëmjen e djeshme më 18 shkurt planifikuan të evakuojnë banorët e rajonit.

Duke njoftuar lëvizjen në mediat sociale, Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk-ut, tha se Rusia kishte rënë dakord të sigurojë strehim për ata që largohen.

Gratë, fëmijët dhe të moshuarit duhet të evakuohen fillimisht.

Miliona civilë besohet se jetojnë në dy rajonet e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën Lindore, shumica janë rusishtfolës dhe shumë prej tyre tashmë kanë marrë nënshtetësinë ruse.

Zona e konfliktit në Ukrainën Lindore përjetoi bombardimet më intensive të artilerisë për vite me radhë të premten, me qeverinë e Kievit dhe separatistët që akuzojnë njëri-tjetrin.

Vendet perëndimore kanë thënë se mendojnë se bombardimet, të cilat filluan të enjten dhe u intensifikuan në ditën e dytë, janë pjesë e përgatitjeve ruse për të organizuar një pretekst për të pushtuar.

Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia – e cila tha se ka filluar tërheqjen e trupave pranë Ukrainës këtë javë – kishte bërë të kundërtën: duke rritur forcën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore