Sport

Premier Liga zyrtarizon kalendarin për sezonin e ri 2021/22


Premier Liga është kampionati i parë nga top pesë ligat më të forta që ka shpallur zyrtarisht kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ri 2021/22. Sezoni pritet të fillojë më 14 gusht 2021 dhe do të mbyllet më 22 maj 2022.

Kampionët në fuqi të Manchester City-t do të kenë një përballje të fortë që në ndeshjen e parë të sezonit, pasi do të ndeshen me Tottenham-in në shtëpin e këtyre të fundit.

Në javën e dytë përballja më e fortë do të jenë derbi i Londrës midis Arsenal-it dhe Chelsea-t. Chelsea dhe Arsenal-i do të kenë përsëri ndeshje të fortë në javën e tretë.

Blutë do të përballen me Liverpool-in, në fushën e këtyre të fundit. Ndërsa, Arsenal-i do të përballet me Manchester City-n, gjithashtu në fushën e këtyre të fundit.

Në javën e pestë dhe të gjashtë do të ketë përsëri derbi të Londrës. Në javën e pestë, Tottenham-i do të presë Chelsea-n, ndërsa në javën e gjashtë, po Tottenham-i do të presë Arsenal-in. Gjithashtu në javën e gjashtë, Chelsea do të ketë përballë Manchester City-n, në Londër.

Në javën e shtatë do të jetë përballja mes Liverpool-it dhe Mancester City-t. Në javën e nëntë, Manchester United-i do të përballet me Liverpool-in.

Në javën e 10-të, Manchester United-i do të përballet me Tottenham-in në Londër, ndërsa Arsenal-i do të udhëtojë për në Leicester.

Në javën e 11-të, do të jetë derbi midis Manchester United-it dhe Manchester City-t. Në javën e 12-të do të ketë dy përballje interesante, Leicester – Chelsea dhe Liverpool – Arsenal.

Në javën e 13-të, Chelsea do të presë Manchester United-in. Në javën e 14-të, do të jetë derbi midis Everton-it dhe Liverpool-it dhe gjithashtu Manchester United-i do të presë Arsenal-in.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore