Përballje

Premier Leauge/ Arsenal-i njeh vetëm fitore, Haaland shënon “hat-trick” në fitoren e thellë të City-t


Arsenal-i është skuadra e vetme në top 5 ligat evropiane që deri më tani ka bilanc 100%, duke fituar pesë ndeshjet e para në kampionët.

“Topçinjtë” kësaj radhe mposhtën Aston Villa-n me rezultat 2:1 në “Emirates Stadium”.

Ndeshjen e zhbllokoi Gabriel Jesus, i cili kaloi Arsenal-in në epërsi në minutën e 30-të. Ky ishte goli i tretë i brazilianit me fanellën e klubit londinez, i cili numëron edhe tri asistime.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të vendasve, derisa në minutën e 74-të Aston Villa e barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Douglas Luiz.

Megjithatë, barazimi zgjati vetëm tre minuta, pasi Gabriel Martinelli riktheu përsëri Arsenal-in në epërsi, që njëkohësisht doli të jetë goli i fitores.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City shkatërroi Nottingham Forest-in, duke e mposhtur me rezultat 6:0.

Erling Haaland e mbylli dilemën e fituesit që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola për “Citizens”.

22-vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 12-të ta takimit pas një asistimi të Pil Foden.

Në minutën e 23-të ai shënoi golin e dytë, duke treguar formën e tij, derisa të tretin e shënoi në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, dy gola i shënoi edhe sulmuesi tjetër që u transferua gjatë kësaj vere, Julian Alvarez, derisa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Joao Cancelo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore