Lajme

Precedohet në Kuvend nisma për tërheqjen e Trustit


Trusti.

Nisma për tërheqjen e Trustit është proceduar për në Kuvendin e Kosovës.

Ky vendim është marrë në Komisionin për Buxhet i cili ka shqyrtuar në parim Projekligjin për plotësim dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, më të cilin është kërkuar tërheqja e 30% e kursimeve pensionale të qytetarëve.

Për të përcjellur projektligjin në Kuvend kanë votuar pro 4 deputetë, kundër kanë votuar 3, ndërsa 2 kanë abstenuar.

Në këtë mbledhje guvernatori i Bankës Qendror të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se qëllimi i kontributeve pensionale është që të ofrojë mirëqenie pas moshës së pensionimit.

“Për pensionet e bazuara në kursim, që veprojmë në emër të pjesëmarrësve dhe shpenzuesve, ka për qëllim grumbullimin dhe të sigurojë pensionet kontribuuese në rast se e arrijnë moshën 65 vjeçare. Qëllimi i kontributeve pensionale është që të ofrojë mirëqenie pas moshën së pensionimit”, ka theksuar Mehmeti.

Komisioni per Buxhet.

Ndërsa drejtori i Trustit, Adrian Zalli, ka thënë se nëse projektligji kalon në Kuvend, rreth 600 milionë euro do të tërhiqen.

“Prej shifrave nëse shkohet siç është propozuar në ligj shuma qe do të tërhiqet është mbi 594 milionë euro nëse të gjithë i tërheqin, nëse marrim praktikën se sa i kanë tërhequr herën e kaluar është 95 për qind. Është e pritshme që e njëjta të tërhiqet rreth 600 milionë euro”, ka theksuar Zalli.

Mirëpo, deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se vetë drejtori i Trustit Pensional i ka tërhequr mbi 16 euro në kohën kur ishte lejuar tërheqja e 10% të trustit.

“Nëse drejtori i Trustit, zotëri Zalli i ka tërheq 16 mijë euro, pse mua si qytetar nuk më lejohet. Sa janë humbjet e Trustit këtë vit, si është e mundur të humbin 200 milionë euro, nëse kanë qenë të sigurta. Sa është shuma e letrave me vlerë që Trusti i ka blerë Qeverisë”.

Si rrodhën gjërat?

Partia Demokratike e Kosovës  – si partia më e madhe opozitare kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Megjithatë ky projektligj nuk kishte marrë dritën jeshile të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Qershor.

Për këtë projektligj kishin votuar gjithsej 102 deputetë, kur prej tyre 44 pro, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Pas këtij dështimi qytetarët e Kosovës përmes më shumë se 20 mijë nënshkrimeve ishin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’u lejohet tërheqja e Trustit.

Sipas propozimit të PDK-së, i cili nuk u aprovua në Kuvend, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Pse s’duhet të tërhiqen 30% e Trustit sipas ekonomistëve?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore