Sport

Potter i Chelsea-t, i interesuar për yllin e Brighton-it


Ylli i Brighton, Leandro Trossard thotë se ai mund të largohet nga klubi nëse shfaqet një shans.

Trossard, 27 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Brighton dhe spekulimet e kanë lidhur atë me një lëvizje te Chelsea, pasi tani ish-trajneri i Brighton-it, Graham Potter, ka marrë drejtimin.

Trossard i tha Het Nieuwsblad: “Trajneri ynë u largua për në Chelsea tani, por spekulimet për mua që e ndjek atë nuk kanë kuptim. Nëse më krijohet mundësia, unë dua të shkoj. Por dua të luaj dhe të mos ulem në stol.”

Me trajnerin e ri të Brighton Roberto De Zerbit, Trossard mund të vlerësojë të ardhmen e tij në janar.

Deri më tani, në këtë sezon, belgu ka pasur një sezon mjaft të mirë, ku ka pasur gjashtë paraqitje dhe ka regjistruar dy gola dhe dy asistime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore