Sport

‘Porosia’ e Abdulmanap Nurmagomedov u përfundua, Makhachev mbret i ri i UFC (VIDEO)


Pgoto: VALERY SHARIFULIN/GETTY IMAGES

Me një performancë të jashtëzakonshme, Islam Makhachev mundi Charles Oliveira për të fituar titullin UFC në peshën e lehtë në Abu Dhabi.

Makhachev shënoi një nga fitoret më të mëdha në historinë e fundit të MMA në UFC 280, duke mundur Oliveira-n në raundin e dytë. Ai e dominoi kundërshtarin në çdo pikë.

Fitorja e titullit përmbushi një “amanet” nga babai i ndjerë i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap, i cili dikur tha se pasi djali i tij të dilte në pension, do të ishte Makhachev ai që do të shkonte përpara si luftëtari më i mirë i këtij sporti.

Makhachev tani ka fituar 11 ndeshje radhazi që nga humbja e tij e vetme në karrierë, një humbje në TKO në 2015 nga Adriano Martins.

Pas ndeshjes, Makhachev, së bashku me trajnerin dhe mentorin Khabib Nurmagomedov, thirrën në ring kampionin, Alexander Volkanovski për të bërë një sfidë zyrtare për t’u përballur me të për brezin e peshave të lehta në Australi.

Volkanovski e pranoi sfidën përpara se dy kampionët të shtrëngonin duart.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore