Shqipëria

Rama-Basha: Ndeshja e të dielës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën përmes një postimi në media sociale Twitter, ka reaguar ndaj akuzave “për propagandë” që Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka bërë në një deklaratë për media.

Rama i është përgjigjur Bashës me një rikujtuesë të veprimeve që PD-ja ka ndërmarrë kur kishte përmbytje, gjatë qeverisjes së tyre.

“Njerëzit e mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë, e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina”, shkruan Rama.

Të dielën në një deklaratë për media, Basha ka theksuar të gjitha premtimet, që sipas tij, nuk janë mbajtur nga Rama.

Ai gjithashtu, ka akuzuar kryeministrin për rritjen e kostos së jetës si dhe për përdorim të propagandës në vend të punë, në periudhën e tërmetit të 26 nëntorit 2019, pandemisë dhe situatës së përkeqësuar nga reshjet e dendura të dëborës e të shiut në vend.

15:00

Kryedemokrati i është përgjigjur Ramës përmes një postimi në Twitter, duke e quajtur atë “Edi proparama”.

Me anë të një video ku tregohet një ambulancë e mbetur në rrugë, Basha ka ironizuar Ramën me fjalët “Të gjithë e dinë që  me ty Shqipëria ka ngecur në vend”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore