Shqipëria

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë


Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 5janarit në Vlorë.

Shtetasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në qytetin bregdetar.

Shërbimet e policisë janë në kërkim për kapjen e autorit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore