Lajme

Pfizer do të dërgojë 4.5 milionë doza vaksine në Afrikën e Jugut


Kompania farmaceutike, Pfizer, njoftoi se deri në qershor, do të dërgojë 4.5 milionë doza të vaksinave të saj Covid-19, në Afrikën e Jugut, duke ndihmuar kombin të rrisë fushatën e tij të vaksinimit.

325 mijë e 260 dozat e para do të mbërrijnë të dielën në mbrëmje, tha Zweli Mkhize, ministri i Shëndetësisë në Afrikën e Jugut.

Qeveria gjithashtu pret që kompania tjetër farmaceutike, Johnson & Johnson(J&J), nga mesi i majit, të shpërndajë dozat që janë stok në fabrikën e saj në vend. Proces ky që vjen pas një ndalimi të kësaj vaksine, prej një muaji.

Afrika e Jugut, i cili është vendi më i prekur nga pandemia e coronavirus-it në kontinent, mbetet prapa vendeve të tjera në procesin e vaksinimit.

Vendi ndaloi vaksinat J&J pasi agjencitë shëndetësore amerikane kërkuan pezullimin e tyre në SHBA, muajin e kaluar.

Doza e J&J është një element kryesor në planin e vaksinimit të vendit dhe tashmë është përdorur për të inokuluar punonjësit shëndetësorë, pa raportuar efekte anësore.

Qeveria, muajin e kaluar, dha tenderë për Institutin e Vaksinave Biologjike të Afrikës së Jugut Ltd. dhe kompanisë Imperial Logistics Ltd. për të importuar një sasi të paspecifikuar dozash, njoftoi Departamenti i Shëndetësisë në një dokument në faqen e saj të internetit.

Rrjeti farmaceutik, DSV Healthcare Ltd., ishte kontraktuar për të ruajtur dhe shpërndarë dozat në të gjithë vendin.

Qeveria porositi 30 milionë vaksina me dy doza të zhvilluara nga kompanitë amerikano-gjermane, Pfizer dhe BioNTech SE, të cilat përveç dozave J&J duhet të jenë të mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se dy të tretat e popullsisë prej 60 milionë banorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore