Lajme

Petkoviç në takim me Hillin: Faktorët ndërkombëtarë ta kuptojnë seriozitetin e situatës me Kosovën


Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe ambasadori i SHBA-ve, Christopher Hill.

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” nga Qeveria e Serbisë, Petar Petkoviç, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka bërë të ditur se ka njoftuar Hill për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Serbi duke thënë se Petkoviç gjatë takimit ka theksuar se Beogradi ka treguar se dëshiron të vazhdojë dialogun dhe të vendosë marrëdhënie normale me Prishtinën.

Por, që është shprehur i frikësuar se këmbëngulja e Kosovës për zbatimin e vendimeve për regjistrimin e automjeteve dhe letërnjoftimeve do të dërgojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

“Prandaj është thelbësore që të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë të kuptojnë seriozitetin e situatës në të cilën jemi aktualisht dhe të kuptojnë se veprimet e njëanshme të Prishtinës në çështjet e lartpërmendura mund të kërcënojnë situatën e sigurisë në Kosovë”.

Takimi ne Bruksel, foto nga Albanian Post

Sipas tij, kjo do të ishte parakusht për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të shtetit.

“Kosova erdhi në Serbi me idenë e një lloj marrëveshjeje të përgjithshme në gjashtë pika, me këmbëngulje të veçantë për njohjen reciproke, pagesën e gjoja kompensimit nga Beogradi dhe rishqyrtimin e të gjitha marrëveshjeve të dakorduara më parë.

Ai ka shtuar se kjo “tregon qartë se politikanët e Prishtinës kanë vetëm dy qëllime, shfuqizimi i shtetit të Serbisë në territorin e Kosovës dhe dëbimi i serbëve nga vatrat e tyre shekullore”, tha Petkoviç.

Petkoviç, theksoi se formimi i Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe për të cilin është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit, dhe të cilin pala e Kosovës ka refuzuar ta përmbushë për më shumë se nëntë vjet, do të ishte një hap i domosdoshëm në drejtimin e duhur dhe çelësi i zgjidhjes.

Në fund, Petkoviç ka falënderuar ambasadorin amerikan për mirëkuptimin e tij.

Të enjten e 19 gushtit, janë dashur dy raunde takimesh trepalëshe (Kosovë, Serbi, BE) takime veç veç (Kryeministri Albin Kurti dhe Josep Borell e Miroslav Lajcak) dhe (Aleksandër Vuçiç, Josep Borell e Miroslav Lajçak), dhe pesë orë bisedime në një dhomë të Komisionit Evropian, por rezultati ka qenë, pajtimi për një tjetër takim, i cili, megjithatë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Takimi i Kurtit me Vuçiç e ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian ishte i treti (përfshirë dhe atë jo formal në Berlin).

Por, palët, siç u kumtua nga Borell, nuk e arritën mesin as pas 300 minutash bisedë pasi pozicionet fillestare ishin skajshmërisht të kundërta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore