Përballje

Përplasen në ndeshje boksi dy njerëzit më të fuqishëm në botë – “Mali” mposhti “Bishën”


Islandezi, Hafthor Björnsson, i njohur ndryshe edhe si “Mali” e ka mposhtur në një ndeshje boksi anglezin Eddie Hall, të njohur si “Bisha”, pas gjashtë raundesh nga tre minuta.

Björnsson fitoi me vendim unanim 57-54 në meçin që u zhvillua në Dubai.

As Björnsson e as Hall nuk janë boksierë profesionistë. Por, ndeshja me njëri tjetrin, ishte parë si mënyra e vetme për të shuar rivalitetin tashmë 5 vjeçar që ekziston mes të dyve, nga garat mes vete në “Njeriu më i Fortë i Botës”.

Rivaliteti nisi në vitin 2017 kur të dy garuan kokë më kokë për vendin e parë në garën sfiduese të “Njeriut më të Fortë në Botë” dhe në fund Hall u shpallë kampion dhe Björnsson përfundoi i dyti.

Björnsson e fitoi vendin e parë menjëherë në vitin e ardhshëm, 2018, por inati i një viti më parë nuk kalonte.

Gara mes tyre vazhdoi në gjithçka. Për shembull, Hall kishte vendosur rekord botëror duke tërhequr nga toka 500 kilogramë. Björnsson iu përvesh punës dhe arriti t’ia thyejë rekordin për 1 kilogram – arriti të ngritë 501 kilogramë.

Kështu, duke mos parë alternativë tjetër, vendosën të zgjidhin rivalitetin në ring.

Çfarë ndodhi në ndeshje?

Meqë asnjëri boksier, ishe besuar se ndeshja do të dukej më shumë si një përleshje amatore mes dy njerëzve që kanë inate – por jo.

Ata kanë tejkaluar pritjet e njerëzve duke zhvilluar një ndeshje me shumë aksion.

Björnsson u nokautua fillimisht ne raundin e 2-te

Ishte Hall i pari që e nokautoi Björnsson, madje dy herë. Por, derisa meçi kalonte Björnsson u tregua më i përgatitur dhe përveç se e rrëzoi edhe ai dy herë Hall-in, gjithashtu pati volum më të madh të goditjeve dhe i shkaktoi dëm më shumë kundërshtarit.

Björnsson me pas nokautoi Hall-in

Por, a ka përfunduar rivaliteti?

Vendimi final, fiton Björnsson

Duket se jo.

Dy “boksierët” kanë treguar respekt në fund të ndeshjes, por me t’u shpallur rezultati Hall është larguar dhe nuk ka pranuar të jap intervistë.

Në anën tjetër Björnsson u shpreh tejet i lumtur. Tha megjithatë se Hall ia ka fituar respektin derisa, meqë dueli ishte shumë i barabartë, deklaroi se i ofron ri-takim Hall-it nëse edhe ai do të njëjtën gjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore