Sport

Përmbarimi sekuestron klubin e Tiranës


Klubi i futbollit Tirana është vënën nën sekuestron e Përmbarimit për shkak të konflikteve që ka me tre lojtarë, të cilët nuk kanë marrë nga bardheblutë pagesat që iu detyroheshin.

Shoqëria përmbarimore “Kullolli dhe Co Bailiff” ka vendosur “masën e sekuestros konservative në aktivet që zotëron pala debitore”, që në këtë rast është Tirana.

“Depozitimin e urdhërit Nr.1766 Prot., nr.224 Prot., datë 26.02.2024, ku është urdhëruar: “Vendosja e masës së sekuestros konservative në aktivet që zotëron pala debitore shoqëria ‘Klubi i Futbollit Tirana’ SHA”, thuhet në vendim.

Dhe, tashmë, Tirana rrezikon pjesëmarrjen në Kupat e Evropës, gjithmonë, nëse arrin të kualifikohet deri në fund të sezonit aktual.

Deri para pak kohësh, ishin dy lojtarë të cilët kishin ngritur ankesë kundër Tiranës, Asion Daja dhe Edon Hasani, por tashmë janë bërë tre. Emri i futbollistit të tretë ende nuk është bërë publik.

Kështu, Tirana ka mbi supe një tjetër problem, pas bllokimit të merkatos të vendosur më 26 shkurt të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore