Boterori 2022

Përfundon pjesa e parë me epërsi minimale të Senegalit kundër Katarit


Pjesa e parë e ndeshjes mes Katarit dhe Senegalit ka përfunduar me epërsinë e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Senegali, por nuk shfrytëzuan sic duhet mundësitë që kishin.

Pas shumë përpjekjeve për të shënuar, Senegali gjetën golin në minutën e 41-të, me anë të sulmuesit të Salernitana-s, Boulaye Dia.

Kujtojmë se Senegali dhe Katari janë në grup me Holandën e Ekuadorin, të cilat kanë nga tre pikë.

Me këtë fitore eventuale, edhe Senegali iu bashkohet këtyre dy ekipeve me tre pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore