Euro 2020

Përfundon faza e grupeve, çfarë na sjell raundi tjetër?


Ka përfunduar faza e grupeve në EURO 2020.

Kjo fazë e grupeve solli gjithçka që futbolli mund të sjellë, ishte thjesht spektakolare, që nga fillimi, e deri në fund.

Nga vendi i parë u kualifikuan:

Italia, Belgjika, Holanda, Anglia, Suedia dhe Franca.

Nga vendi i dytë u kualifikuan:

Uellsi, Danimarka, Austria, Kroacia, Spanja dhe Gjermania.

Katër skuadrat e treta më të mira dolën:

Zvicra, Ukraina, Çekia, Portugalia.

Dhe, këto 16 skuadra, kanë sjellë një ndër fazat me eliminim më interesante të ndonjë Evropiani.

Më datë 26 qershor, zhvillohen dy ndeshje.

Në “Johan Cruijff ArenA”, Uellsi dhe Danimarka hapin raundin e të 16-ave, me fillim në orën 18:00.

Në orën 21:00, në “Wembley Stadium”, Italia përballet me Austrinë.

Më datë 27 qershor, edhe dy ndeshje të tjera të jashtëzakonshme.

Dita nis në Budapest, me ndeshjen e orës 18:00, ku Holanda dhe Çekia përballen në stadiumin me kapacitet të plotë, “Puskas Arena” i Hungarisë.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e ndeshjes Uells – Danimarkë.

Në orën 21:00, vjen superdueli mes yjeve të Belgjikës dhe yjeve të Portugalisë, nën qiellin e Sevilla-s, në “La Cartuja”.

Fituesi i këtij superdueli, përballet me fituesin e Itali – Austri.

Më datë 28 qershor, dita e parafundit e raundit të 16-ave, zhvillohen:

Në orën 18:00, në “Parken Stadium” të Danimarkës, takohen Kroacia me Spanjën.

Në orën 21:00, Franca me Suedinë, në Bukuresht.

Fituesit e këtyre ndeshjeve përballen mes vete në fazën çerekfinale.

Më datë 29 qershor, mbyllet edhe kjo fazë.

Ditën e nisim me një ndeshje klasike, ku në Londër, para tifozërisë vendase, Anglia pret Gjermaninë.

Kurse, Suedia dhe Ukraina, në “Hampden Park”, përballen në ndeshjen përmbyllëse të raundit të 16-ave.

Të dy fituesit e këtyre takimeve, përballen në çerekfinale.

Dy ditë pushim tani, para një faze tjetër të jashtëzakonshme të një Europiani që po del të jetë jashtëzakonisht i mrekullueshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore