Euro 2020

Përballja mes Finlandës dhe Rusisë – Fakte dhe statistika


Ndeshjet e para të raundit të dytë të Euro 2020 fillojnë në orën 15:00 me duelin mes Rusisë dhe Finlandës.

Përballja mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Shën Petersburg të Rusisë në “Gazprom Arena”.

Rusia dhe Finlanda ndodhen në Grupin B të Euro 2020, së bashku me Danimarkën dhe Belgjikën, ku grupit i prijnë këta të fundit.

Nga dy skuadrat që luajnë sot, finlandezët janë të vetmit me pikë pas fitores përballë Danimarkës.

Rusët, në anën tjetër, kërkojnë pikët e para në Euro 2020, pasi ishin turpëruar nga Belgjika me rezultat 3:0.

Grupi B në Euro 2020

Finlanda dhe Rusia janë ndeshur plot pesë herë gjatë historisë së tyre, ku ndeshjen e parë e kanë luajtur në vitin 1912.

Gjatë pesë ndeshjeve të luajtura, Rusia ka fituar katër herë, ndërsa Finlanda një herë.

Rusia ka marrë pjesë në 11-të Kampionate Evropiane, ku pesë nga to ishte si Bashkimi Sovjetik, dhe është e dyta me më së shumti paraqitje në mesin e të gjithë pjesëmarrësve të Euro, pas Gjermanisë.

Në anën tjetër, Finlanda debuton në kampionatin evropian, dhe e ka filluar mirë, pasi fituan ndeshjen e tyre të parë në ndonjë kampionat të rëndësishëm.

Sipas “Transfermarkt”, Rusia ka një vlerë të klubit prej 191.80 milionë eurosh, ndërsa Finlanda vlejnë më pak se gjysma e ekipit të rusëve me vlerë prej 44.60 milionë eurosh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore