Lajme

Për një vit – mbi 100 raste të dhunës seksuale, 70 për qind e tyre tek të miturat


Ilustrim

Mbi 100 raste të dhunës seksuale në Kosovë, janë raportuar brenda vitit 2021.

Kështu ka bërë të ditur Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në një tryezë me Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundimin e Ligjit.

Bergita Curri – patologe së forenzikës në IML, ka theksuar se 70 për qind e këtyre rasteve janë viktima të mitura.

“70 për qind e viktimave janë të mitura dhe kjo tregon se dhuna seksuale po prek fëmijët tanë, gjë që është e papranueshme. Përderisa të kemi shifra të tilla, askush nga ne nuk mund të jetë rehat. Ne, si shtet, si institucione, si prindër, si bashkëqytetarë kemi obligim t’i mbrojmë fëmijët tanë”, është shprehur Curri.

Bergita Curri – patologe së forenzikës në IML

Sipas saj, në shumicat e rasteve të dhunës seksuale, dhunuesi është i njohur për viktimën.

“Dy faktorë janë vendimtarë në dënimin e kryerësit të veprës, rasti duhet të raportohet menjëherë nga viktima dhe ekzaminimi i viktimës të bëhet sa më parë pas kryerjes së veprës penale”.

Kjo për shkak se siç thotë ajo, “provat biologjike duhet të mblidhen me kohë”.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e pesë dhjetorit, gjatë një konference për media, ka thënë se vendimi i Gjykatës në Gjilan për dhunimin e një të miture, është i papranueshëm.

“Gjuha e një aktgjykimi dhe vendimi të tillë është e papranueshme dhe jam i tronditur me atë gjuhe që është përdorur”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Duke mos e ditur rastin konkretisht jemi të njoftuar aq mesa mund të lexojmë, dhe shohim një gjuhë që vjen nga një mendësi e papranueshme. Sot do ta vizitoj departamentin që merret me luftimin e dhunës ndaj grave”.

“Rasti i Gjilanit, është një dëshmi më shumë se sa e thellë duhet të jetë referoma në sistemin e drejtësisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore