Përballje

Pepe: Do të jetë e veçantë ndeshja e parë kundër Ronaldos


Porto do të jetë nikoqir i Juventus, në ndeshjen që do të zhvillohet të mërkurën në ora 21:00, në kuadër të 1/8ve të finales në Ligën e Kampionëve.

Kjo sfidë përkundër rëndësisë së madhe që ka, për Pepen, do të jetë një përballje e veçantë.

Mbrojtësi i Portos dhe i kombëtares së Portugalisë, për shumë kohë ka luajtur bashkë me Ronaldon te Real Madrid dhe në kombëtare, por kësaj radhe të do luajnë kundër njëri-tjetrit.

“Do jetë e veçantë përballja me të sepse asnjëherë nuk kam luajtur kundër tij gjatë karrierës sime. Jam stërvitur me të shumë herë” theksoi Pepe.

Portugezi, gjithashtu komentoi edhe vështirësinë e këtij takimi.

“Shpresojmë të fitojmë, por e dimë se do të jetë tejet e vështirë”.

“Juventusi është skuadër që mund të varet te disa lojtarë të mirë, duke përfshirë më të mirin në botë Cristiano Ronaldo, pra nuk do jetë e lehtë”

“Është Porto kundër Juventus më shumë se Pepe kundër Ronaldos, dhe shpresoj që do ta mposhtim për herë të parë Juventusin” përfundoi mbrojtësi portugez.

Porto dhe Juventus do të përballen për herë të pestë në historinë e tyre në “Champipons Leauge”, ku në katër përballjet e kaluara italianët fituan tri herë dhe një ndeshje përfundoi në barazim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore